Uji Dea

COVID-19|46 mijë raste pozitive, mbi 1 mijë të vdekur e 33 mijë të shëruar për rreth tetë muaj në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga muaji mars e deri më tani, në Kosovë janë shënuar 46 mijë e 118 raste pozitive me koronavirus. për rreth tetë muaj, si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 1 mijë e 186 persona, ndërkaq janë shëruar 33 mijë e 64, shkruan Gazeta Express

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes me koronavirus në vend.

Në 24 orët e fundit u raportua se janë shënuar 524 raste pozitive, janë shëruar 566 persona ndërkaq kanë vdekur 12 të tjerë.

Për rreth tetë muaj, në Kosovë janë testuar 161 mijë e 907 mostra të dyshimta, nga të cilat, 46 mijë e 118 kanë rezultuar pozitive.

Deri më tani janë shëruar 33 mijë e 64 persona, ndërkaq numri i të vdekurve ka shkuar në 1 mijë e 186, shkruan Express.

Fundamenti

Numri i rasteve pozitive aktive në Kosovë të shtunën ka shkuar në 11 mijë e 868.

“Numri total i rasteve pozitive është 46.118 raste nga 161.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.186 raste të vdekjes… Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.868”, bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Komuna me më së shumti raste pozitive vazhdon të jetë Prishtina. Në kryeqytet të shtunën u konfirmuan edhe 198 raste të reja me koronavirus. Kjo bën që Prishtina të vazhdojë të qëndrojë në zonën e kuqe (atë të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së koronavirusit).

Ndërkaq, përveç Prishtinës, në zonën e kuqe janë edhe 15 komuna tjera, derisa para dy ditësh, komunat si: Vushtrria, Shtimja, Peja, Ferizaj , Vitia dhe Skenderaj, kanë dalë nga zona e kuqe.

Në zonën e verdhë (të rrezikut të mesëm të përhapjes së koronavirusit) janë nëntë komuna, ndërkaq në atë të gjelbër (rrezik i ulët i përhapjes së koronavirusit) janë trembëdhjetë komuna./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.