Uji Dea

COVID-19 në Kosovë, bilanci i deritashëm: 2,073 raste, 35 viktima dhe 1,018 të shëruar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edhe të shtunën është shënuar një numër i madh i rasteve me COVID-19 në Kosovë, ndërsa një preson i infektuar me këtë virus ndërroi jetë.

75 raste u regjistruan në nivel vendi ndërsa prinë komuna e Prishtinës me 36 raste, duke u pasuar nga komuna e Vushtrrisë me 9 raste, Mitrovica me 7 raste e kështu me radhë.

Ndërsa nga data 13 mars janë shënuar gjithsej 2,073 raste me COVID-19, 35 vkitima, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1,018 raste.

Uji Dea

“Nga data 08 shkurt deri më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.078 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.073 raste, me gjithsej 35 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.