UBT

COVID 19: Dalin rezultatet e Etrit Berishës dhe skuadrës së tij

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nuk ka ndonjë datë për rifillimin e Serie A, por klubet kanë marrë aprovimin që të stërviten në grupe, përcjell albinfo.ch.

Por, para se të fillojnë stërvitjet ka një rregull, duhet që futbollistët dhe stafet të kryejnë testet për COVID-19, nga dy herë, si dhe analizat e gjakut. Më pas mund të zbresin në fushë dhe të vijojnë përgatitjet.

SPAL është klubi i radhës që i ka testuar të gjithë, përfshirë edhe portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berishën.

Ai, sikurse edhe të tjerët, kanë rezultuar të gjithë negativë dhe në klubin italian janë të qetë dhe mund të stërviten normalisht.

Tani, SPAL, por edhe klubet e tjera, pret datën e rifillimit të kampionatit.

Mobi Casa

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka paralajmëruar se më 28 maj do të ketë një takim tjetër dhe pritet që të vendoset se kur mund të luhet sërish në Serie A.

Klubet vetë kanë rënë dakord që të rinisin më 13 qershor, datë që ata presin t’u konfirmohet nga autoritetet.

COVID 19: Dalin rezultatet e Etrit Berishës dhe skuadrës së tij

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.