HW

Covey: Thaçi shqetësohej edhe për serbët në Kosovë, thoshte se nuk e lejon anarkinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Po vazhdon dëshmia e ish-zëvendësit të Bernard Kouchner-it, Jack Covey në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Avokati Luka Mishetiq, e pyeti atë në lidhje me një deklaratë të Hashim Thaçit pas luftës në Kosovë se “Nuk do të lejohet anarkia”, duke ngritur shqetësimin e tij rreth mungesës së forcës policore në vend.

Ky deklarim asokohe i Thaçit si kryeministër i qeverisë së përkohshme, erdhi pas vrasjes së 14 qytetarëve serbë në afërsi të Lipjanit.

Uji Dea

“Duke u njoftuar për aktin e vrasjes së 14 qytetarëve serbë në afërsi të Lipjanit, z. Thaçi tha se kjo po ndodhë edhe për shkak të vakuumit të krijuar si rezultat i vonesës së krijimit të një force policore. Ky akt na ka shqetësuar dhe nuk do të lejojmë që në Kosovë të mbizotërojë anarkia. A përputhet kjo nga mënyra se si e ka trajtuar dhunën ndaj pakicave etnike z. Thaçi?”, ishte pyetja që bëri Mishetiq.

Rreth kësaj, Covey tha: “Po deklarata që nuk do të lejojmë anarkinë, po. Sa i përket krijimit të forcës policore, ishte një ankesë që është bërë në ditët e para të misionit tonë paqëruajtës dhe të njëjtën ankesë e kemi dëgjuar edhe nga NATO-ja”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.