Eko Higjiena

Çou moj nuse

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi – Parodi humoristiko satirike

Çou moj nuse , me e fshi shpinë –
S’ po guxoj , se i çoj vjehërrinë !
Çou moj nuse , fshije odën –
S’ mundëm nanë , se e prishi modën !
Çou moj nuse , fshije oborrin –
S’ po guxoj se m’ han maçorri !

Çou moj nuse , shko te pusi –
S’ po guxoj se po m’ han knuesi !
Çou moj nuse , çile magjen –
S’ po guxoj e marr saranxhën !
Çou moj nuse , shko te kaca –
S’po guxoj se po m’ han maca !
Çou moj nuse me qitë flija –
S’ po guxoj se po m’ han dhija !

Çou moj nuse , vaditi lulat –
S’ po guxoj se po m’ hanë pulat !
Çou moj nuse , shko te plemja –
S’ po guxoj se po m’ han delmja !
Çou moj nuse, shko te gropa –
S’ po guxoj se po m’ han lopa !
Çou moj nuse , me i mjelë dhentë –
Tybe nanë , t’ paskan lanë mentë !

HW

Çou moj nuse , shkojmë me korrë –
S’ po guxoj se m’ han naj sorrë !
Çou moj nuse , dil te reni –
S’ po guxoj se po m’ han qeni !
Çou moj nuse , me mbledhë bari –
S’po guxoj se m’ han magari !
Çou moj nuse m shkojmë te mali –
S’ po guxoj e po m’ han kali !

Gjilan, më 02.07. 2006 .

Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.