FIDANISHTJA

Çou moj nuse vaditi lulat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Çou moj nuse, vaditi lulat – Oh, s’ guxoj nanë, se po m’ hanë pulat ! Çou moj nuse, shko te pusi – Oh, s’ guxoj nanë, se po m’ han knuesi !

Çou moj nuse, po t’ pret shpija –
Oh, s’ guxoj nanë, se po m’ han dhia !
Çou moj nuse, fshije odën –
Oh, s’ guxoj nanë, se e prishi modën !

Çou moj nuse, fshijë oborrin –
Oh, s’ guxoj nanë, se m’ han maçorri !
Çou , moj nuse fshijë hambarin –
Oh, s’ guxoj nanë, se m’ han zagari !

Çou moj nuse, shko te kaca –
Oh, s’ guxoj nanë, se po m’ han maca !
Çou moj nuse, shko te plemja –
Oh, s’ guxoj nanë, se po m’ han delmja !

Çou moj nuse, shko te gropa –
Oh, s’ guxoj nanë, se po m’ han lopa !
Çou moj nuse, me i mjelë dhentë –
Oh, s’ guxoj nanë, se më lanë mentë !

Uji Dea

Çou moj nuse, dil te reni –
Oh, s’ guxoj nanë, se po m’ han qeni !
Çou moj nuse, shkojmë te mali –
Oh, s’ guxoj nanë, se po m’ han kali !

Çou moj nuse, mbledhim bari –
Oh, s’ guxoj nanë, se m’ han magari !
Çou moj nuse, shkojmë me korrë –
Oh, s’ guxoj nanë, se m’ han ndo ‘i sorrë !

Çou moj nuse, shkojmë prashitim –
Oh, s’ guxoj nanë, se m’ han Rashiti !
Çou moj nuse, shkojmë te bahçja –
Oh, s’ guxoj nanë, se po han kaça !

Gjilan, 2006. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.