Hidromorava

Corriere: Ibrahim Rugova, ‘Gandi i Ballkanit’

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gazeta e madhe italiane, “Corriere Della Sera”, i ka kushtuar një përkujtim jetës dhe veprës së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, të cilin e ka cilësuar si “Gandi i Ballkanit”.

Ballkani është pjesë e Evropës, por lufta është rikthyer në vitet ’90 me fundin e ish-Jugosllavisë. Presidenti i Maqedonisë Kiro Gligorov, i cili humbi një sy në një atentat, ka thënë duke aluduar për masakrat njerëzore nga luftat etnike: “Është e vështirë që të mbeten burra në Ballkan”.

Gjithsesi në këtë botë ka qenë një “Gandi i Ballkanit”, Ibrahim Rrugova, që tashmë është harruar. Ai është arkitekti i pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Për serbët, Kosova është një territor i shenjtë. Historia e Ballkanit është e rëndë. Shqiptarët e sotëm konsiderohen si turq nga serbët, të cilët i kanë pushtuar në 1389 në fushën e Mëllënjave në Kosovë.

GRANDEMALL

Për Rugovën, Kosova ishte shqiptare. Ai ishte babai i pavarësisë. Ai ka lindur në vitin 1944. Rugova ka jetuar në kohën e Titos dhe të nacionalizmit serb. Rugova ka studiuar gjuhën dhe kulturën shqiptare në Kosovë dhe në Francë për të ruajtur identitetin shqiptar.Në vitin 1989 u zgjodh në Presidencën e Unionit të Shktimtarëve Shqiptarë të Kosovës dhe dy vite më vonë u votua si President i tyre. Ai u bë udhëheqës i luftës për pavarësi kombëtare, përmes zgjedhjes dhe jo dhunës.

Rugova konsolidoi Kosovën, nën sundimin serb, një shtet paralel që u krijua edhe nga vullneti i shqiptarëve të Shqipërisë. Gjatë kohës që dëboheshin nga shkollat dhe institucionet, shqiptarët po krijonin institucione të tjera pa miratimin e Beogradit. Në vitin 1998, ai ka thënë: Besoj në mundësinë e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbëve në një Kosovë të pavarur”.

Ai vdiq në vitin 2006 para se vendi i tij të shpallte pavarësinë. Me origjinë myslimane, por Rugova ka qenë gjithmonë një Evropian, një humanist laik, shumë i ndjeshëm ndaj krishtërimit, pasi në shtëpinë e tij mbante dy postera të Nënë Terezës dhe të Papa Gjon Palit II, që i kishte marrë në Vatikan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.