‘Corriere dello Sport’: Sarri e do Hysajn te Juventusi

Karriera e një futbollisti mund të marrë një kthesë të pabesueshme, në varësi të rrethanave. E tillë mund të rezultojë edhe ajo e Elseid Hysajt, pas një sezoni me shumë dyshime në radhët e Napolit.

Pasi humbi rolin e titullarit të padiskutueshëm me Ancelottin trajner, mediet italiane kanë raportuar në vazhdimësi për një largim të mundshëm të 24-vjeçarit nga Napoli.

U afrua shumë me Chelsean, që drejtohet nga ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, u tha madje që Ancelotti ka ndërruar mendje dhe vlerëson cilësitë e tij në aspektin mbrojtës, madje që edhe Interi ka shfaqur interes për të, ndërsa gjatë ditës së sotme del në skenë edhe Juventusi. Po, Juventusi i Cristiano Ronaldos, që ende është në kërkim të një trajneri.

Janë disa emra të rëndësishëm për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, ndër të cilët edhe Maurizio Sarri, pozicioni i të cilit që është në fije të perit te Chelsea.

Madje nga Anglia raportojnë se çfarëdo që të ndodhë në finalen e Europa League-s, italiani do të shkarkohet. E nëse kjo ndodh, atëherë me shumë mundësi do të marrë Juventusin. Pikërisht në stacionin e radhës trë karrierës, me kampionët e Italisë, pritet të kërkojë Elseid Hysajn, të cilin e ka pikë të dobët. A do të ketë fatin shkodrani kuqezi të luajë krah Ronaldos? Mediat italianë, më konkretisht “Corriere dello Sport”, tashmë e ka hedhur si hipotezë.

Është e qartë që Ancelotti ka kërkuar shitjen e tij, por nëse rrethanat çojnë Sarrin te bardhezinjtë, atëherë edhe Hysaj mund të bëhet pjesë e kampionëve të Italisë. /SS/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).