Eko Higjiena

Corriere Della Sera shkruan për Kosovën, rrëfim emocional i Ujkanit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gazeta italiane, Corriere Della Sera i ka kushtuar një shkrim përfaqësueses së Kosovës, e cila nesër do të luajë ndaj Finlandës, në një ndeshje historike, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’. Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, premton maksimumin ndaj Finlandës dhe ka një motivim shumë të veçantë për ta bërë një gjë të tillë.

Futbollisti i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Shqipërisë, mendon se prania e Kosovës në arenën ndërkombëtare është një shpagim ndaj atyre që deshën ta shuanin plotësisht nga harta dhe e përgjakën barbarisht.

“Do të pres topin për të vdekurit tanë”, janë fjalët e Ujkanit për “Corriere Della Sera”. “Unë isha gjashtë vjeç kur u arratisa nga Kosova, me prindërit shkuam në Belgjikë. Çdo dy muaj na vinte një letër dhe zbulonim se kush kishte vdekur dhe kush jo. Kam humbur komshi, familjarë, miq, kam parë tmerr me sy. Kjo është arsyeja se pse nuk do të jetë vetëm një ndeshje”, thotë portieri i Kosovës.

“Jemi së bashku prej pak kohësh. Është një skuadër në ndërtim e sipër, por duam të fitojmë për njerëzit tanë”, premton ish portieri i Palermos, Novaras e Chievo.

HW

Në këtë shkrim, ku bëhet një analizë e plotë edhe e problemeve me të cilat përballet Kosova, me listën e përgjysmuar të lojtarëve për shkak të refuzimeve nga lojtarët si i Adnan Januzajt e Granit Xhaka, nuk mungon edhe një koment nga trajneri i përfaqësueses shqiptare, Gianni De Biasi.

Ai e vlerëson këtë përfaqësuese si “një skuadër pa eksperiencë por me karakter dhe një teknikë të mirë”.

Ndërkaq, ai u ka sugjeruar gazetarëve italianë që të mbajnë nën vëzhgim Milot Rashicën, pikërisht futbollistin të cilin ai tre muaj më parë zgjodhi që të mos e merrte me vete në Europian, një vendim që mund të ketë ndikuar drejtpërdrejt në zgjedhjen e Kosovës nga ana e mesfushorit të talentuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.