United Hospital

Coronavirus, grip apo ftohje: Qe si të kuptoni se çfarë po ndodh në trupin tuaj!

/ 3 minuta lexim
HW

Sezoni i gripit dhe i viruseve po zgjat shumë, ndërsa ftohjet dhe coronavirusi janë të pranishme, si dhe një variant i ri i llojit Omicron, për të cilin ekspertët thonë se është më ngjitës se Delta.

Simptomat e ftohjes së zakonshme, gripit dhe coronavirusit janë shumë të ndryshme dhe nga prania ose mungesa e temperaturës, mund të dalloni më lehtë se cila dhimbje ju ka rënë, transmeton Telegrafi.

Simptomat e ftohjes

Sistemi shëndetësor britanik ka veçuar disa nga simptomat më të zakonshme të ftohjes, duke theksuar se ato zakonisht shfaqen gradualisht:

▪ dhimbje fyti
▪ hundë e zënë ose rrjedhje
▪ dhimbje koke
▪ dhimbje muskujsh
▪ teshtitje dhe kollitje
▪ presion në veshë
▪ temperaturë e ngritur
▪ humbje e nuhatjes dhe shijes.

Simptomat janë të njëjta te të rriturit dhe fëmijët, por ato mund të zgjasin më shumë te fëmijët.

Simptomat e gripit

Sipas sistemit shëndetësor britanik, simptomat e gripit janë:

▪ ethet dhe temperatura mbi 38 gradë
▪ ndjesi lodhjeje dhe e rraskapitjeje
▪ dhimbje trupi
▪ kollë e thatë
▪ dhimbje koke
▪ dhimbje fyti
▪ problem gjumi
▪ humbje oreksi
▪ diarre ose dhimbje barku.

Simptomat e coronavirusit

Që nga fillimi i epidemisë, simptomat e coronavirusit kanë ndryshuar, por mjekët kanë veçuar më kryesoret:

nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë
Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë

ARKATANA

▪ temperaturën e ngritur dhe kollën e papritur.
▪ kollë e papritur që zgjat
▪ ndryshim ose humbje e nuhatjes dhe shijes

Simptomat e variantit Delta

Duke gjykuar nga të dhënat e mbledhura përmes aplikacionit ZOE, simptomat që shfaqen varen nga fakti nëse jeni vaksinuar dhe sa doza vaksine keni marrë.

Simptomat pas dy dozave të vaksinës:

▪ rrjedhje e hundës
▪ dhimbje koke
▪ dhimbje të fytit
▪ teshtitje
▪ humbje e shqisës së nuhatjes

Simptomat pas një doze të vetme:

▪ dhimbje koke
▪ rrjedhje e hundës
▪ dhimbje të fytit
▪ teshtitje
▪ kollë e vazhdueshme

Simptomat e variantit Omicron

Sipas të dhënave më të fundit nga Londra, ku ka më shumë të infektuar me Omicron në Britaninë e Madhe, shkencëtarët kanë identifikuar pesë simptoma kryesore të këtij lloji:

▪ dhimbje koke
▪ rrjedhje e hundës
▪ lodhje (e lehtë ose drastike)
▪ dhimbje të fytit
▪ teshtitje

Ekspertët theksojnë se simptomat e variantit Omicron janë humbja e oreksit dhe të përzierat, djersitjet gjatë natës dhe zëri i ngjirur. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.