United Hospital

Cooper: Zbatimi i marrëveshjes i vështirë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Diplomati britanik, Robert Cooper, i cili gjatë fazave të ndryshme ka qenë ndërmjetës në dialogun teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, mendon që marrëveshja e arritur në Bruksel është sukses i madh, por që çdo hap në zbatimin e saj do të jetë i vështirë.

“Mbase sfida më madhe është të bind njerëzit në veri të Kosovës se kjo marrëveshje është në interes të tyre. Miratimi i marrëveshjes në parlamentet e të dy shteteve ishte impresionuese, por mendoj që njerëzit në veri nuk janë të bindur që kjo paraqet diçka të mirë për ta, por shpresoj se ata do ta ndryshojnë qëndrimin, pasi që jeta që e kanë jetuar në 10-15 vjetët e fundit nuk ka qenë aspak e lehtë dhe koha është që kjo të përfundojë”, tha Cooper për REL në gjuhën serbe.

Hidromorava

Njerëzit do t’i besojnë kësaj marrëveshjeje vetëm pasi të shohin rezultatet praktike, vlerësoi Cooper.

Diplomati britanik shtoi se të dy palët mund të llogarisin në ndihmë financiare, por edhe në ndërmjetësime rreth detajeve që nuk janë saktësuar me marrëveshje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.