RCCOLA

Çollaku: Viti 2016, fundi i izolimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova brenda vitit 2016 do ta shënojë fundin e izolimit dhe qytetarët e saj do të lëvizin pa viza në Evropë. Kështu ka thënë për gazetën “Zëri” ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, pas diskutimeve që ka pasur me Komisionin Evropian për verifikimin e plotësimit të tetë rekomandimeve të fundit për liberalizimin e vizave në përmbyllje të misionit të tyre dyditorë në Kosovë.

Sipas ministrit Çollaku, Kosova tashmë ka adresuar edhe këto tetë rekomandime të fundit dhe nuk pret asgjë më pak se raportin pozitiv nga ky komision. Ndërkohë komisionari i Bashkimi Evropian për Migrim, Dimitris Avramopolous, dje nga Tirana ka bërë thirrje që Kosova t’i plotësojë edhe rekomandimet e fundit. “Ju e dini mirë që Kosova duhet t’i përmbushë disa standarde. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve që t’i përshpejtojnë përpjekjet për këtë gjë. Për ne situata në Kosovë është e rëndësishme”, citohet të ketë thënë komisionari evropian.

Fundamenti

Ndërsa dje edhe një herë Qeveria e Kosovës ka riproceduar kandidatët për kryetarë dhe anëtarë të rinj të Bordit të OSHP-së, pasi kompletimi i Bordit është nga tetë rekomandimet e BE-së për liberalizimin e vizave. Pikërisht konsolidimi i këtij Bordi ka bërë që njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare ta shohin si shqetësim në raportin final të Komisionit Evropian edhe pse besojnë se kësaj radhe raporti do të jetë pozitiv./zeri/