ARKATANA

Çollaku thotë se Kosova është shndërruar në një shtet me të cilin mund të tallet kushdo

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai u shpreh se në lidhje me këtë nuk ka pasur llogaridhënie nga institucionet dhe u shpreh se Kosovës është shndërruar në një shtet me të cilin mund të tallet kushdo.

“Nuk kemi llogaridhënie, trasparencë as nga presidentja, as nga kryeministri, as nga Agjencia e Kosovës për Intelegjencë, as nga Policia e Kosovës, as nga FKS-ja, asnjëri nga këto institucione deri më sot nuk e ka dhënë asnjë sqarim të vetëm”.

Eco Higjiena

Nuk mund të përgatiten tash, sepse nëse ka pasur kërcënim do të thotë ai kërcënim tashmë ka kaluar, supozohet që ka kaluar. Mirëpo është përkeqardhje në çfarë niveli ka rënë shteti i Kosovës, duke përfshirë të gjitha këto institucione që i përmenda me rend”.

“Sot shteti jonë pa përjashtim është shëndrruar në një shtet me të cilin mund të tallet, mund të bëjë hajgare kushdo qoftë. Sepse askush nuk është në nivelin e detyrës të cilën ia përcakton Kushtetuta dhe Ligji”, u shpreh ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.