UBT

Çollaku: Thaçi është njeri unifikues

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku thotë se nuk sheh asnjë arsye që lideri i partisë së tij, Hashim Thaçi të mos bëhet president në vitin 2016.“Duke qenë njeriu më i votuar në vend nuk shoh se si smund të jetë njeri unifikues. Ai është lideri më i respektuar”, ka thënë Çollaku për emisionin Komiteti.

Ai ka folur edhe për ndryshimet që do të bëhen në kreun e PDK-së, pas zgjedhjes së Thaçi president.

Mobi Casa

I pyetur se nëse numri dy aktualisht në PDK, Kadri Veseli do të bëhet kryetar i kësaj partie, Çollaku nuk ka pranuar të komentojë.

“Ajo i mbetet organeve të partisë. Unë nuk mund të komentoj por e di që ka një potencial të madh dhe ka njerëz të përgatitur dhe nuk besoj se do të mbetet vakum i madh pas shkuarjes së Thaçit”, ka thënë Çollaku.