Çollaku: Sulmi me eksploziv do të ishte shumë i rrezikshëm për imazhin e vendit
Ministri i Integrimit Europian Bekim Çollaku tha se mbrëmë është shmangur një e keqe jashtëzakonisht e madhe kur është ndaluar serbi, i dyshuar për terrorizëm.
Tha se po të realizohej plani i tij për sulm në Kosovë përveç viktimave dhe dëmeve materiale, do të kishte pasoja edhe në imazhin e vendit.
“Ky plan po të zbatohej përveç pasojave në njerëz që do të ishin katastrofale dhe pasojave të tjera materiale kjo do të paraqiste një moment shumë, shumë të rrezikshëm për imazhin e vendit tonë karshi Bashkësisë Ndërkombëtare, karshi vlerave Perëndimore, karshi vlerave europiane ku ne synojmë të jemi pjesë dhe synojmë të integrohemi”, tha Çollaku në emisionin ‘Debat’ në RTK.


