GRANDEMALL

Çollaku: Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, heq sivjet vizat për kosovarët

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, deklaroi se Kosova duhet të përmbushë edhe kriterin e fundit për liberalizim të vizave. E ky kriter sipas tij, është ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që të mos u lihet hapësirë vendeve të BE-së që të dalin kundër vendimit.

Ministri Çollaku tha se ky kusht specifik është kërkuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave të publikuar në dhjetor të 2015.
“Tani është koha për qartësi dhe të pranojmë se ky është një kusht i vendosur nga BE-ja dhe si i tillë nuk mund të anashkalohet”, tha ministri Çollaku në një intervistë për gazetën Zëri.

Mobi Casa

Ministri Çollaku edhe një herë ka shprehur bindjen e tij se këtë vit, do të hiqen vizat për kosovarët dhe ata do të mund të udhëtojnë lirisht në shtetet e zonës Schengen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.