FIDANISHTJA

Çollaku përsërit: Vendimi për vizat pritet të merret deri në fund të vitit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takim lamtumirës përfaqësuesin special të BE-së njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ministri Çollaku ka falënderuar Zhbogarin për kontributin dhe punën e tij të palodhshme në Kosovë, e posaçërisht në avancimin e agjendës evropiane për Kosovën.

Ministri Çollaku theksoi se bashkëpunimi dhe puna e madhe që është bërë gjatë viteve të fundit është kurorëzuar me suksese të jashtëzakonshme në agjendën evropiane duke nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave.

United Hospital

“Përderisa e para, ka hyrë në fuqi dhe ka filluar të zbatohet, vendimi për heqjen e vizave pritet të merret deri në fund të këtij viti”, theksoi Çollaku.

Në fund të takimit, Çollaku i uroi suksese Zhbogar në misionin e tij të ri dhe premtoi që Ministria e Integrimit Evropian do të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe institucionet e BE-së në Bruksel. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.