GRANDEMALL

Çollaku: Pas qershorit, pa viza në BE

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, është shprehur i bindur se qytetarët e Kosovës do të mundë të lëvizin pa viza drejt vendeve të zonës Schengen, gjatë pjesës së dytë të këtij viti.

Ai në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se institucionet e Kosovës kanë zbatuar tetë rekomandimet e dhëna në raportin e fundit për vizat.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë thënë se Kosova ka ende punë për të bërë në plotësimin e tetë rekomandimeve.

Edhe anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane thonë se ende nuk janë plotësuar në tërësi tetë rekomandime.

ARKATANA

Ata theksojnë faktin se ende nuk është zgjidhur çështja e objektit të Avokatit të Popullit, pastaj ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Megjithatë, Çollaku ka thënë se institucionet e Kosovës kanë zbatuar tetë rekomandimet e dhëna në raportin e fundit për liberalizimin e vizave dhe këto të dhëna, sipas tij, janë përfshirë në raportin që i është dorëzuar BE-së në muajin e kaluar.

“Institucionet e Kosovës kanë zbatuar tetë rekomandimet e fundit në procesin e liberalizimit të vizave, dhe për këtë më 15 janar, i kemi dorëzuar BE-së inputin e fundit për plotësimin e tetë rekomandimeve”, ka deklaruar Çollaku./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.