Uji Dea

Çollaku: Në vitin 2016, pa viza në BE

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kosovarët vitin e ardhshëm do ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, pa viza, në shtetet e zonës Schengen, ashtu siç e gëzojnë këtë të drejtë të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, duke shtuar se gjatë muajve të verës do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) mes Kosovës dhe BE-së, nga e cila vendi do të ketë edhe përfitime të shumta ekonomike.

Uji Dea

Sipas tij, MSA-ja do të këtë ndikim pozitiv edhe në rritjen e Investimeve të Huaja Direkte, pasi që, siç thotë ai, investitorët e mëdhenj nuk e trajtojnë njëjtë një vend i cili nuk ka asnjë marrëdhënie me BE-në dhe një vend i cili është duke e zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Duke folur për kthimin e kosovarëve që emigruan ilegalisht në vendet e ndryshme të BE-së, Çollaku ka bërë të ditur se nga 1 janari 2015 deri më tani janë riatdhesuar mbi 11.000 qytetarë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.