Çollaku: MSA jetike për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bekim Collaku, Ministër i Ministrinë e Integrimit Evropian gjatë seancës së sotme ka thënë se Kosova është e gatshme për të përmbushur kriteret për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Përfitimet nuk përfundojnë këtu. Në fazat e mëvonshme do të shihen edhe përfitimet tjera konkrete Arsyet se pse kemi ardhur deri këtu, janë të qarta për të gjithë. MSA ngërthen gjitha vlerat duke filluar luftimin e krimit dhe korrupsionit e deri tek rritja ekonomike”, ka thënë ai.

Sipas tij, me gjithë këto të mira Kosova do të jetë më e integruar.

Mobi Casa

“Në çdo aspekt kjo marrëveshje është e ngjashme si ajo e shteteve tjera”.

Krejt kjo sipas tij ka ndodhur falë negociatave që janë mbajtur që nga viti 2008.

“MSA është rezultat i një procesi të mirëfilltë dhe marrëveshjes që kemi arritur”.