Çollaku: Mos t’i këmbejmë vizat me humbje të territorit të Kosovës!

Bekim Çollaku tashmë i dorëhequr nga posit i Ministrit të Integrimeve Evropiane, tha se nuk duhet të falim tokë për liberalizim të vizave.
Sipas Çollakut, nëse vërtetohet se Kosova humbë një pjesë të territorit të saj, nga Demarkacioni me Malin e zi, nuk duhet asnjëherë që të ratifikohet kjo marrëveshje me këmbim të vizave, raporton gazetablic.com
“Në rast se vërtetehet së Kosova humbë territor nga Demarkacioni, të mos i këmbejmë vizat me humbjen e territorit të Kosovës”, tha Çollaku në një konferencë për media./Gazeta Blic/