Uji Dea

Çollaku: Momenti i fundit që Kosova të trajtohet si vendet e rajonit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku ka thënë në Berlin se është momenti i fundit që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë me fqinjët dhe që procesi i integrimit evropian të mos jetë i kufizuar vetëm në punën e institucioneve por që të jetë diçka që qytetarët tonë do të mund ta përjetojnë drejtpërdrejtë.Lexoni të plotë postimin e tij lidhur me fjalimin e mbajtur në Berlin, ngjarje kjo e organizuar nga Instituti prestigjioz Aspen.

“Mbrëmë në Berlin pata një prezantim rreth Kosovës dhe rrugës sonë euroatlantike. Kjo ngjarje ishte e organizuar nga Instituti prestigjioz Aspen. Po ashtu pata kënaqësinë edhe të jem në diskutim së bashku me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, Ambasadorin Ernst Reichel dhe deputetin gjerman Ernst Kirchbaum, kryetar i komisionit parlamentar për çështje të BE-së në Bundestagun gjerman.

Para zyrtarëve dhe publikut gjerman fola për arritjet tona tetë vite pas shpalljes së pavarësisë, përfshirë edhe në rrugën e integrimit evropian të Kosovës. Shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova e ka pasur nga Qeveria dhe populli gjerman, si në aspektin e sigurisë, të ndërtimit të institucioneve por edhe në realizimin e aspiratave të integrimit euro-atlantik.

UBT

Më specifikisht, biseduam më në detaje për thyerjen e izolimit që Kosova është duke e përjetuar. Thashë se është momenti i fundit që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë me fqinjët dhe që procesi i integrimit evropian të mos jetë i kufizuar vetëm në punën e institucioneve por që të jetë diçka që qytetarët tonë do të mund ta përjetojnë drejtpërdrejtë. Biseduam për të gjitha arritjet që janë shënuar në zbatimin e Udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, dhe se si kjo është një gjë për të cilën mund të mburremi bashkërisht, si ne ashtu edhe shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së.

Mundësia e liberalizimit të vizave do të jetë përforcim i përkushtimit Evropian ndaj Kosovës, gjë që do t’i jep shtyrje procesit reformues dhe do të dinamizojë agjendën evropiane. Kjo nuk do të jetë vetëm në interes të Kosovës, por edhe të të gjithë rajonit dhe vetë Evropës”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.