United Hospital

Çollaku: Liberalizimi këtë vit, Brexit nuk ndikon në këtë proces

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku thotë se dalja e Britanisë së Madhe nga Unioni Evropian nuk do të ndikoj në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai ka theksuar se procesi i largimit të Britanisë nga BE do të marrë kohë ndërkohë që liberalizimi i vizave do të ndodh këtë vit.

“Largimi i Britanisë do të marrë kohë ndërsa momenti i liberalizimit të vizave po ofron. Jemi shumë afër vendimmarrjes së Parlamentit të Bashkimit Evropian dhe nga këshilli i BE… vjeshta po se po…nuk po specifikoj asnjë muaj sepse kur gjërat nuk varen nga ne atëherë nuk është mirë të spekulojmë mirëpo që patjetër që këtë vit jam i sigurt se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm dhe pa viza ndërsa Britania e Madhe do të jetë pjesë e vendimmarrjes në këtë proces dhe jam i sigurt se roli i tyre do të jetë tepër pozitiv ashtu siç ka qenë në të kaluarën. Kështu që nuk ka ndikim të drejtpërdrejt negativ sa i përket procesit të liberalizimit të vizave”, tha Çollaku për RTK-në.

Uji Dea

Çollaku tha se për Kosovën, largimi i Britanisë së Madhe nga BE është fatkeqësi, pasi po e humbet një avokat në këtë union.

“Nuk besoj se do të ketë refleksione konkrete mirëpo është fatkeqësi e madhe për Kosovën që ta humbas një avokat të fortë brenda BE-së siç ka qenë Britania e Madhe për Kosovën. Sepse ne me Britaninë e Madhe kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira. E dimë kontributin dhe rolin kyç që ka luajtur në gjithë procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe tani e tutje vakumi që do të lë Britania e Madhe në Bashkimin Evropian do të jetë i vështirë nga ndonjë shtet tjetër. Mirëpo është ende herët të bëjmë, si të thuash, parashikime të tilla mirëpo ne duhet të përgjigjemi karshi realitetit”, u shpreh Çollaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.