Mobi Casa

Çollaku: Lëvizja e qytetarëve pa viza, në pjesën e dytë të vitit 2016

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria vazhdon të insistojë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Schengen në pjesën e dytë të vitit 2016.

Derisa nga Brukseli kanë refuzuar të japin data duke kërkuar fokusim në përmbushjen e kritereve, drejtues të Qeverisë kanë thënë se nuk ka arsye për vonesa të tjera, pasi tashmë kanë përmbushur shumicën e kritereve, shkruan sot Koha Ditore.

Por, për njohës të integrimeve evropiane mbetet sfiduese arritja e kritereve që kërkojnë luftë efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

UBT

Janë edhe tetë kritere që Komisioni Evropian ka kërkuar të përmbushen në dhjetorin e vitit të kaluar, para se të rekomandojë heqjen e vizave.

Ministria për Integrim Evropian është duke koordinuar punën e institucioneve përgjegjëse për të finalizuar zbatimin e rekomandimeve sipas kërkesave të Komisionit Evropian. Kreu i këtij dikasteri, Bekim Çollaku, ka thënë për “Kohën Ditore” se pjesa dërrmuese e kritereve janë përmbushur, por ka shtuar se duhet ditur se zbatimi i disa kritereve ndodh në vazhdimësi, sepse nuk ka indikatorë striktë të cilët vlerësojnë se është përmbushur në tërësi një kriter i caktuar.

http://koha.net/?id=27&l=92034