Eko Higjiena

Çollaku: Kurti solli tensione e frikë për luftë, jo rritje pagash e zhvillim ekonomik

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Opinionisti Bekim Çollaku ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke theksuar se Vetëvendosja nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit.

Ai e ka vlerësuar negativisht mungesën e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e tensioneve politike, veçanërisht në raport me Serbinë duke theksuar në Rubikon, se pasiguria dhe frika për një luftë të mundshme janë rritur, ndërkohë që nuk ka pasur përparime në mirëqenie dhe pagat, transmeton klankosova.tv.

”Vetëvendosja nuk ka kuadro për postin e kryeministrit. Së paku nga ajo çfarë kemi parë në këtë mandat qeverisës”.

United Hospital

”Ata përveç krizave të vazhdueshme politike, përveç narrativës se në Kosovë do të bëhet luftë çdo ditë, nuk kanë prodhuar diçka – nuk ka pasur rritje ekonomike, nuk ka pasur zhvillim ekonomik, nuk ka pasur rritje të pagave, nuk ka pasur rritje të mirëqenies. Ka pasur vetëm rritje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rritje të frikës se Kosova do të ballafaqohet me një luftë, qoftë para vitit të ri apo pas vitit të ri”.

”Këto gabime janë të pafalshme, dhe zotëri Kurti do ta ketë të vështirë për t’i riparuar këto gabime”.

”S’mund ta gjykojmë Limajn se po i afrohet Kurtit për bashkëqeverisje. Nuk është fajtor ai. Përgjegjësia duhet kërkuar tek PDK, LDK e AAK se s’kanë arritur konsensus për postin e presidentit por ky është një kapitull tjetër”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.