Uji Dea

Çollaku: Hyrja në fuqi e MSA-së trason rrugën e vetme dhe të pakthyeshme të Kosovës drejt BE-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Sot hyn në fuqi marrëveshja më e rëndësishme të cilën e ka arritur deri më tani shteti i Kosovës, që është ajo e Stabilizim Asociimit (MSA), e lidhur me Bashkimin Evropian.

Përmes kësaj marrëveshje, Kosova dhe BE-ja themeluan marrëdhënie formale dhe kontraktuale që sipas ministrit të Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, hyrja e saj në fuqi trason rrugën e vetme dhe të pakthyeshme të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

I pyetur nga KP, lidhur me rëndësinë e kësaj marrëveshje Çollaku, ka theksuar se ajo ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për të gjithë vendin për faktin se do të prek çdo sferë të shoqërisë me qëllim të forcimit të stabilitetit politik demokratik, shtetit të së drejtës,bashkëpunimit ndërkombëtar e rajonal, ekonomisë së qëndrueshme të tregut si dhe përafrimit gradual me standardet evropiane në të gjitha fushat.

Po ashtu ka shtuar se me zbatimin e kësaj marrëveshjeje Kosova, do të përfitojë nga përkrahja për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë makroekonomike dhe makrofiskale, promovimin e marrëdh ënieve të mirëfillta ekonomike si dhe zhvillimin gradual të tregut të përbashkët në mes vendit tonë dhe BE-së e zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Pas një pune të gjatë, disavjeçare të institucioneve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në agjendën evropiane, sot po hyn në fuqi dhe po nis së zbatuari marrëveshja me peshë historike e nënshkruar mes Kosovës dhe BE-së, MSA-ja, e cila krijon lidhje të fuqishme mes palëve.
MSA-ja, është suksesi më i madh i shtetit tonë që nga shpallja e pavarësisë që është arritur falë punës dhe përkushtimit, elemente këto që nuk duhet të mungojnë as gjatë zbatimit. Unë jam i bindur që kjo marrëveshje do të implementohet suksesshëm dhe brenda afateve të parapara”, është shprehur ministri i Integrimit Evropian.

FIDANISHTJA

Ai ka bërë të ditur se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit krahas shumë dobive nënkupton edhe shumë obligime të reja që do t’i dalin Kosovës përpara nëp ër të cilat kanë kaluar çdo shtet që është anëtarësuar në BE.

Gjatë këtij viti, institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin me qindra veprime nëpër shumë sektorë, të cilat Qeveria i ka paraparë përmes Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, i cili është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Ky program është dokumenti kryesor nacional i politikave për anëtarësim në BE dhe ka për qëllim përmbushjen e detyrimeve të MSA-së brenda afateve të parapara me këtë marrëveshje”, shtoi Çollaku.

Në anën tjetër nga Brukseli vlerësohet se zbatimi i kënaqshëm i MSA-së brenda tri viteve të para, do t’i sjell Kosovës mundësinë që të aplikoj për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Krejt në fund duke nënvizuar rëndësinë që ka MSA-ja, Ministri Çollaku konfirmoi se brenda vitit do të kemi “lajme tjera të mira për qytetarët e Kosovës”, siç është liberalizimi i vizave d he qasja e Kosovës në programet e BE-së./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.