Eko Higjiena

Çollaku: Greqia e Rumania shumë shpejtë do ta njohin Kosovën

/ 2 minuta lexim

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në një intervistë dhënë Tena Prelecit për blogun EUROPP, ka paralajmëruar lajme të mira për sa i përket njohjeve. Collaku ka thënë se është fatkeqësi që pesë prej shteteve të BE-së, Qipro, Greqia Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke theksuar se kjo çështje i ka krijuar probleme Kosovës drejt integrimit dhe anëtarësimit në BE.

Në këtë kontekst, ministri Çollaku ka thënë se pret që Greqia dhe Rumania ta njohin Kosovën këtë vit.

“Kemi marrëdhënie me shumicën prej këtyre vendeve, në veçanti me Greqinë, Sllovakinë dhe Rumaninë, ndërsa me Spanjën e Qipron raportet janë më të dobëta. Nuk do të befasohesha nëse do të pranonim lajme pozitive nga Greqia dhe Rumania në një të ardhme të afërt, me gjasë brenda këtij viti”, ka thënë Çollaku, raporton Koha.net.

Ai ka shtuar se pret që të gjitha shtetet e BE-së do të vijnë në përfundimin se Kosova është e aftë që të funksionojë si shtet demokratik dhe që të arrijnë në atë fazë që të njohin shtetësinë tonë.

Mobi Casa

“Progresi ynë drejt njohjeve dhe anëtarësimit në BE, nuk do ta ndihmojë vetëm Kosovën, por do ta përmirësojë stabilitetin në rajon. Është qenësore që të sigurohemi që të gjitha shtetet mund të bëhen anëtarë të BE-së në momentin që i përmbushin të gjitha kriteret relevante”, ka theksuar Çollaku.

Në çështjen e migrimit të kosovarëve, ministri i Integrimit Evropian ka thënë se numri në rritje i atyre që po largohen nga Kosova nuk është tregues se jemi duke dështuar me integrim evropian.

“Numri në rritje i atyre që po largohen nga Kosova nuk po bëhet vetëm për shkaqe socio-ekonomike: në të vërtetë, standardi i jetesës në Kosovë dhe pagat në shumicën e rasteve janë më të mira sesa në shtetet fqinje. Kosova nuk qëndron keq në këtë aspekt”, ka potencuar Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.

© KOHA.net