UBT

Çollaku: E meritojmë liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, është takuar me ambasadorët e vende të BE’së, në Kosovë, ku është diskutuar për MSA’në dhe liberalizimin e vizave. Gjatë takimit ministri Çollaku ka theksuar se pala kosovare ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

Në statusin në Facebook, Bekim Çollaku ka shkruar se institucionet dhe qytetarët meritojnë sa më shpejtë një propozim ligjor nga Komisioni Evropian për liberalizimin të vizave.

Njoftimi i plotë:

Mobi Casa

sot zhvillova takimin e radhës me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilët i informova me fillimin e zbatimit të MSA-së. Ata u interesuan për përgatitjet që janë bërë për zbatimin e kësaj marrëveshje. I informova ambasadorët për planet që kemi në kuadër të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA dhe përmbajtjet e këtij dokumenti kombëtar strategjik për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e të gjitha reformave në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Zbatimi i MSA-së është kusht themelor i Kosovës për antarësim në BE por edhe i domoesdoshëm për zhvillim socio-ekonomik. MSA nënkupton më shumë reforma, më shumë stabilitet për investime, krijim të kushteve më të mira të tregtisë me BE-në, përfitime për konsumatorin, rritje ekonomike, rritje të prodhimeve vendore dhe të eksportit, dhe më shumë vende pune në Kosovë.

Natyrisht, që diskutuam edhe për hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për liberalizimin e vizave tani që ne i kemi përmbushur kriteret teknike të kërkuara nga Komisioni Evropian. Theksova se institucionet dhe qytetarët meritojnë sa më shpejtë një propozim ligjor nga Komisioni Evropian për liberalizimin të vizave për Kosovën, dhe se shtetet anëtare kanë një rol të rëndësishëm që të ndihmojnë në përshpejtimin e vendimmarrjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.