Fundamenti

Çollaku: Deklaratat e Fajon për vizat janë alarmi i fundit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku thotë se vendimi për shtyrje të votimit për heqjen e vizave për Kosovën ka qenë i pritshëm për shkak të mosvotimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Ky është një lajm jo i mirë, pasi është pritur që së paku në dy komisione të votohet për liberalizimin e vizave edhe pse ka qenë e paraparë që kjo të votohet në shtator. Deklaratat e Tanjo Fajon duhet të merren si një alarm i fundit që marrëveshja kufitare me Malin e Zi duhet të kryhet patjetër nëse qytetarët Kosovës dëshirojnë të lëvizin pa viza. Ky është një kriter eksplicit i qartë”, tha Ministri në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka deklaruar se shtyrja nuk reflektohet përgjatë gjithë procesit, por se është i domosdoshëm finalizimi i të gjitha kritereve që janë vënë nga Bashkimi Europian.

Uji Dea

“Në aspektin kohor kjo nuk paraqet ndonjë shtyrje pasi vendimi përfundimtar për vizat është pritur të merret në shtator jo në korrik. Bashkimi Europian nuk diskuton me kriteret që i vë. Për të përshpejtuar vendimmarrjen në Bashkimin Europian në Komisionin Europian duhet që ta përmbushim kushtin për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Për ta qartësuar këtë çështje Parlamenti i Kosovës të paktën duhet ta mbaj një seancë, të mos votohet menjëherë, të vijnë ekspertët të ballafaqohen faktet”.

Çollaku ka kërkuar nga politikanët e vendit që të mos e mbajnë peng lirinë e qarkullimit të qytetarëve, pasi nuk ka kompromis për cështjet të cilat kërkohen nga Unioni.

“Nuk kemi të drejtë ta mbajmë peng të ardhmen europiane të Kosovës dhe t’ua pamundësojmë lëvizjen e lirë qytetarëve. Nëse gjatë këtij muaji nuk bëhet ratifikimi i vijës kufitare nuk mund të presim nga zyrtarët e BE-së që të kenë mirëkuptim në këtë çështje, duke i ditur edhe komplikimet e fundit në BE. Nuk besoj që Komisioni Europian dhe vendet anëtarë do të bëjnë kompromis në këtë çështje”. /klankosova/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.