ARKATANA

Çokollata parandalon mbipeshën

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Për një kohë të gjatë është konsideruar si burim i shtimit të peshës, por çokollata mund të ndihmojë në parandalimin e mbipeshës dhe diabetit, sugjeron një studim i ri.

Shkencëtarët kanë zbuluar që një antioksidues në kakao mund ta parandalojë shtimin e peshës dhe të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Hulumtuesit thonë se ekziston gjithashtu dëshmi që ngrënia e çokollatës së zezë mundet ta përmirësojë mendimin, ta reduktojë oreksin dhe ta ulë shtypjen e gjakut.

ARKATANA

Studimi më i ri, i publikuar në ‘Journal of Agricultural and Food Chemistry’, ka zbuluar që antioksiduesi në kakao mund t’i parandalojë minjtë që të shtojnë peshë dhe se ai gjithashtu ka ulur nivelin e sheqerit në gjakun e tyre. Dr. Andrew Neilson dhe kolegët e tij e kanë sqaruar këtë duke thënë se kakaoja, përbërësi bazik i çokollatës, është një ndër ushqimet më të pasura me flavonoide, të cilat janë në dispozicion.

Kjo është mirë, pasi që antioksiduesit janë dëshmuar se ndihmojnë në luftën kundër shtimit të peshës dhe diabetit të tipit 2. Ata zbuluan që shtimi i një grupi të veçantë i përbërësve në dietë, të njohur me emrin prociadininat oligomerike, ka bërë dallimin më të madh në mbajtjen e peshës së minjve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.