Fundamenti

Çokollata mbron zemrën dhe shpirtin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i çokollatës, sidomos asaj të errët, në sasi normale, mund t’ju bëjë të ndiheni shpirtërisht më mirë. Gjithashtu, çokollata ndihmon edhe në përmirësimin e funksionit të endofinës në trupin tuaj.

Edhe pse mund të dëgjohet e çuditshme, çokollata të mbron nga sëmundjet e zemrës. Oksidimi i kolesterolit LDL është një faktor i rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve koronare të zemrës. Ja ku janë shtatë arsye përse duhet të përdorim çokollatën, sidomos atë të errët, që bën mirë në organizmin tonë:

1. Lufton ankthin
Kjo ndodh pasi çokollata përmban acid valerik që njihet për efektet e tij qetësuese. Gjithashtu, sheqeri i çokollatës mund të ulë tensionin.
2. Redukton ndjenjën e urisë

Uji Dea

Kjo, pasi përmban substanca kanabis, të njohura për ndikimin e tyre në zonën e trurit që kontrollon urinë. Kjo nuk është mënyra më e mirë nëse jeni në dietë, por nëse doni të merrni kile pas një sëmundjeje, çokollata mund t’ju shërbejë që të kontrolloni oreksin tuaj.
3. Eksiton organizmin
Çokollata përmban teobrimine, që stimulon organizimin, por na shton dhe dozën e nervozizmit, për shkak të kafeinës.
4. Krijon ndjenjën e mirëqenies
Aroma e çokollatës ngadalëson valët e trurit, duke na bërë të ndjehemi më të qetë. Kur hamë çokollatë, çlirohet endorfina në tru.
5. Nuk krijon probleme gjatë shtatzënisë
Çokollata është krejt e parrezikshme gjatë periudhës së shtatzënisë, por nuk duhet ta teprojmë me sasinë.
6. Rrit vitet e jetës sonë
Çokollata përmban antioksidantë të quajtur polyphenols, të cilët parandalojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm. Këta antioksidantë janë të njohur edhe për të mbrojtur organizmin kundër kancerit.
7. Ndihmon në tretjen e qumështit
Duke zvogëluar intolerancën lactoze, stimulon aktivitetin e enzimës lactoze në zorrë, me qëllim që të honepset qumështit.
Si përfundim, një çokollatë e errët në ditë (me përmasa të vogla) sigurisht që na bën mirë dhe aspak keq.

Kuriozitete

1. Kakaoja thahet për 7 ditë në diell para se të përdoret për çokollatë.
2. Çokollata nuk shkakton asnjëherë alergji.
3. Femrat konsumojnë dy herë më shumë çokollatë se meshkujt.
4. Çokollata është shumë e dëmshme për kafshët, madje qentë mund edhe t’i ngordhë.
5. Çokollata nuk shkakton akne, ky është vetëm një thashethem.
6. Napoleoni hante shumë çokollatë.
7. Gjatë gjithë jetës një njeri konsumon 160 kg çokollatë.
8. Ekzistojnë thashethemet se çokollata ul rreziqet e sulmeve në zemër.
9. Rreth 90% e prodhimit të kakaos prodhohet nga familjet e ndryshme.
10. Çokollata është një industri e tërë dhe ka punësuar me mijëra njerëz në të gjithë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.