Çohuni shqiptarë! Ju flet Rita Ora
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka publikuar një mesazh në Instagram, dedikuar të gjithë shqiptarëve.
Sa herë bëhet fjalë për Shqipërinë, Rita Ora ka vend për një status të veçantë. Ajo i fton ata që të mbështesin talentin më të ri shqiptar në muzikë që po konkurron në tregun amerikan.
Promovimi në fjalë i dedikohet një djali të ri nga Shqipëria që quhet Arian Asllani, i njohur më së shumti në muzikë si Action Bronson. Ai sapo ka publikuar albumin e tij, dhe është konsideruar si një ndër më të talentuarit në muzikën Rap dhe është një ndër të preferuarit e Rita Orës.
“Mr. Wonderful” titullohet albumi i cili pritet të dalë vetëm pas pak orësh në tregun muzikor. Përmes një njoftimi në profilin e vet në Instagram, Rita Ora i fton shqiptarët të blejnë albumin e Arianit. Ja çfarë shkruan ajo në profilin e saj:
“Shqipëri, çohu! Më në fund u takuam! Albumi i tij, “MR Wonderful” publikohet sot… shkoni e blijeni, nëse s’e keni bërë akoma”, shkruan Rita në Instagram, krah një fotoje me reperin shqiptar.


