RCCOLA

Çohu: Shkallë e ulët e ndëshkimit të korrupsionit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Rastet e korrupsionit po vazhdojnë të barten nga viti në vit, dhe vetëm gjatë vitit 2018 janë parashkruar 58 lëndë të korrupsionit.

Kështu u tha gjatë publikimit të raportit “Qasja në Drejtësi”, të organizatës për Demokraci Anti-korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu”.

Teksa u theksua se gjatë një viti monitorim janë identifikuar vetëm 17 raste të korrupsionit të nivelit të lartë.

Hulumtuesja e Çohu-s, Rina Maliqi duke e prezantuar raportin, tha se në të gjitha këto raste të korrupsionit të nivelit të lartë ka pasur dënime të ulëta, hedhje poshtë të aktakuzave dhe lirim të këtyre zyrtarëve.

Uji Dea

E kjo sipas saj, flet për shkallën e ulët të luftimit dhe ndëshkimit të korrupsionit të nivelit të lartë.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni duke folur për efikasitetin e punës së tyre, tha se vetëm gjatë vitit të kaluar janë proceduar rreth 72 mijë lëndë penale. Ai theksoi se vetëm për rastet e korrupsionit gjatë këtij viti, kanë fituar gjashtë kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme.

Derisa përmendi disa masa disiplinore që i kanë marrë brenda këshillit për të rritë efikasitetin e punës.E ish kryetarja e komisionit për legjislacion, Albulena Haxhiu, partia e së cilës ka fituar në zgjedhjet e 6 tetorit, tha se duhet të kthehet besimi në sistemin e drejtësisë.Kjo sipas saj duhet të bëhet përmes fuqizimit të departamenteve brenda Prokurorisë Speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, e jo themelimin e taskforcave të ndryshme.

Ky projekt është bërë me përkrahjen e Ambasadës së Holandës përmes programit Matra, e ambasadorja Gerrie Willems tha se funksionimi adekuat i gjyqësori është një parakushti i sundimit të ligjit./express/