ARKATANA

CNN: Majlinda Kelmendi, heroinë e Kosovës dhe legjendë e xhudos

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

CNN ka bërë një artikull të gjatë për Majlinda Kelmendin. Xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi, ka zërë vend sërish në median më të madhe në botë, CNN, transmeton Gazeta Express.

CNN, në videon e publikuar në Facebook, ka treguar për arritjet e mëdha të shqiptares dhe se si ia siguroi Kosovës medaljen e parë të Artë Olimpike, duke qenë një ndër ambasadorët më të mira që ka vendi ynë.

Krahas shumë triumfeve në këtë sport, ajo është kampione e Evropës tre herë (2014, 2016, 20170.

ARKATANA

“Përmes Xhudos, jam bërë dikushi”, i kishte thënë Majlinda CNN para Rio 2016, ku fitoi medaljen e Artë dhe historike. “Nuk e bëj këtë për t’u bërë e famshme, as për para, e bëj sepse e ndjej, e dua këtë sport – më bën të ndihem mirë, më bën të ndihem ndryshe”.

Në artikullin e gjatë të publikuar nga CNN, tregon se si Majlinda ka pasur vështirësi në fillim të karrierës, duke mos arritur të përfaqësojë vendlindjen e saj, Kosovën. Por, vuajtjet kanë marrë fund, ajo tashmë është e barabartë me gjitha xhudistet tjera, Majlinda është krenaria e Kosovës, siç ka thënë ajo “njerëzit, veçanërisht fëmijët, më shohin si hero”.

CNN e quan Majlindën “Heroina e Kosovës dhe legjendë e xhudos”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.