Çmohet për zërin më të mirë në festivalin “Eurovizion”

Hersi Matmuja përfaqësuesja e Shqipërisë në “Evrovizion”, do të jetë pjesë e “Eurovision in Concert” që do të mbahet të shtunën në Amsterdam. Janë katër këngë nga ky festival tradicional që do të paraqiten në sallën Melkweg, në fakt ky është koncerti më i madh para festivalit evropian që sjellë prurjet më të mira të garës së madhe.
Hersi ndjehet e lumtur që “Eurovision in Concert” në faqen zyrtare të këtij festivali ka potencuar për zërin më të çmuar të saj si në zhanrin klasik ashtu edhe në atë zbavitëse.
“Jam shumë e lumtur që jam zgjedhur më mesin e katër këngëve konkurruese të festivalit Eurovizion për të performuar në koncertin e madh të organizuar nga ‘Eurovision in Cincert’ që do të mbahet të shtunën në Amsterdam”, ka thënë ajo për “Zëri”. Urojmë që Hersi të arrijë suksese edhe në festivalin “Eurovizion” që do ta mbahet në muajin maj.