Eko Higjiena

Çmimin e fituar i`a dedikojnë nevojave të Universitetit të Tetovës

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Besiana dhe Shkodrani, përfaqësuesit e Maqedonisë në Fest- flaka 2013, dhe fituesit e edicionit dhuruan para disa ditësh mjetet e çmimit për nevojat e Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Janari mbahet mend, si muaj i flakës, kur ranë tre dëshmorët e kombit: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët vite të tëra kishin vepruar në ilegale për çështjen kombëtare. Për t`i kujtuar ata, tradicionalisht, mbahet aktiviteti “Flaka e janarit“, që pikënisjen e ka në Gjilan. Vite të tëra, gjatë një jave, mbahen aktivitete të fushave të ndryshme të artit, duke mbledhur kështu artistë të njohur dhe njëkohësisht duke promovuar shumë talent të rinj.

Tradicionalisht, aktiviteti mbyllet me festivalin konkurrues, ku interpretohet “live“ me orkestër. Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj, këtë vit përfaqësuan Maqedoninë, me një këngë tematike dedikuar trinomit Jusuf, Bardhosh e Kadri, të titulluar : “Për ju qan janari“.

Kjo këngë ishte interpretuar para 20 vitesh nga këngëtari identifikues i muzikës kombëtare Ilir Shaqiri, e më vonë nga shumë këngëtarë të tjerë dhe ansamble të ndryshme. Besiana dhe Shkodrani, vendosën që kësaj kënge t`i qasen krejt ndryshme, gjë që bëri dhe paraqitjen e tyre tejet dinjitoze.

Me pak ndryshime në tekst, që ishin të pakontestueshme si pasojë e ndryshimit të rrethanave të kohës, dhe me shumë ndryshime në formën e këngës, u arrit një paraqitje origjinale pa humbur qëllimin dhe tematikën, por duke e ngritur në një nivel të lakmueshëm profesional këtë këngë. 8 studentë të Korit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, të rinj, bënin dhe më të veçantë paraqitjen.

UBT

Katër linjat korale që këndonte kori, jepnin tingëllimë të ndjeshme profesionale bashkë më një gjetje të re klasike(vokalizë) e ndërtuar si vajtim i gruas shqiptare, për tu përmbyllur me një modulacion në fund që fuqizonte dhe më tepër këngën. Çmimi i parë, që u nda nga juria profesionale për Besiana Mehmedin dhe Shkodran Tolajn, ishte i merituar dhe tepër emocional dhe për studentët që menjëherë u pritën nga rektori i USHT-së Vullnet Ameti, i cili iu dëshironte studentëve dhe artistëve (profesorë) suksese të tjera.

Ky çmim sot, qëndron në zyrat e rektorit si një arritje e veçantë edhe për Universitetin. Këtë çmim dhe më të veçantë e bëri vendimi i artistëve për të falur mjetet. Ata vendosën që çmimin ta dedikojnë tek Taip Zeka, vëlla i Kadri Zekës, i cili ishte në hemodializë nga vuajtjet në burgun famëkeq të Beogradit. Kjo u prononcua në shumë media, RTK, MTV2, TV21, gazetat Lajm, Zhurnal, Ekspres, Zeri nga dy artistët që nuk arritën ta takojnë Taip Zekën, pasi ndërroi jetë pak ditë pas festivalit.

Për shkak të procedurave administrative, tre muaj më vonë arritën mjetet nga Ministria e Kulturës në konton e festivalit, gjë që diktoi dhe vizitën e artistëve në familjen e Taip Zekës. Disa ditë më parë, Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmedi, së bashku me koordinatorin e Flakës së Janarit, Mehmetali Arifi që u kishte propozuar ta dërgojnë çmimin në destinacion të duhur, vizituan familjen e të ndjerit. Ajo që binte në sy menjëherë ishte një shtëpi tepër e vogël ku jetonte familja e tij 5 anëtarësh (gruaja, djali me nuse, nipi e mbesa) një bujari dhe mikpritje e madhe. Faleminderit shumë prej jush“.

Artistët u shprehën se “ fjalët në këtë rast nuk kanë vend, vetëm shpresojmë që akti ynë dhe këto mjete simbolike do shërbejnë si mesazhe tek shoqëria jonë, e institucionet që të jemi të përgjegjshëm në raste të tilla. Në këtë rast shpresojmë se statusi i familjes së Taip Zekës që sakrifikoi shumë për ne, do rregullohet duke marrë parasysh se dhe djali i tij është i hendikepuar dhe ajo familje ka shumë nevojë për kujdes nga shoqëria dhe institucionet“./rajonipress/