Çmimi më nuk është çështje, fiskalizimi i naftarëve një hap tutje
Kompanitë e licencuara për paisje fiskale në bashkëpunim më Odën Ekonomike të Kosovës kanë prezentuar sot kompanitë e naftës të cilat së fundi e kanë pranuar fiskalizimin e pikave të tyre të shitjes. Kompanitë e naftës të cilat e kanë pranuar fiskalizimin u ankuan për pabarazi në treg. Në konferencën për media, pronari i kompanisë “Al Petrol” Latif Kryeziu kërkoi që ATK-ja të caktojë afate për fiskalizimin e gjithë kompanive të naftës pasi në këtë mënyrë luftohet evazioni fiskal dhe mundësohet një klimë më e mirë e të bërit biznes.
Ai tha se si kompani ka qenë ndër të parat që i ka fiskalizuar pikat e shitjes dhe se e ka përkrahur këtë proces pasi kështu i ndihmon edhe ekonomisë së vendit. Kryeziu tha se ky proces duhet të vazhdojë dhe se nuk ka asnjë arsye më që kompanitë e naftës të kundërshtojnë fiskalizimin.
Edhe përfaqësuesi i kompanisë “Hip Petrol”, Fatbardh Xhaferi, tha se kompania që ai përfaqëson e ka pranuar fiskalizimin pasi kjo i mundëson ushtrimin e biznesit në mënyrë të mirëfillt.
Edhe ai ftoi kompanitë tjera që të fiskalizohen pasi nuk ka më arsye për t’iu shmangur këtij procesi. Prezent ishin edhe përfaqësuesit e 15 kompanive tjera që merren me shitjen e derivateve të naftës të cilat e kanë pranuar fiskalizimin.
Ndërkaq zëdhënësi i Shoqatës së Operatorëve të Licencuar për Pajisje Fiskale, Kestrin Kumnova tha se cështja e shumëpërfolur e cmimit më nuk është problem dhe se procesi I fiskalizimit të naftarëve tashmë po shënon përparim.
Ai tha se kompanitë e licencuara kanë bërë zbritje të cmimeve dhe se për dy dispenser cmimi kushton 3980 euro. Sipas tij, cdo kosto shtesë përvec këtij cmimi mund të jetë pasojë e dispenserëve të vjetër që kanë disa pika të shitjes të cilat janë të obliguara të instalojnë interfejsë, cmimi I të cilëve kushton 300 euro, mirëpo ky cmim nuk shkon për kompanitë e licencuara por nënkontraktorët të cilët bëjnë montimin e këtyre pajisjeve.
“Kompanitë e shitjes së derivateve që kanë dispenser të vjetër mund të bëjnë zgjidhje vetë për instalimet shtesë të cilat janë të domosdoshme për dërgimin e të dhënave në ATK përmes sistemit fiskal, dhe se kjo nuk nënkupton që ato duhet patjetër ta kryejnë këtë shërbim përmes kompanive të arkave fiskale” tha Kumnova. Më tej ai shtoi se këtë shërbim ata e ofrojnë vetëm për të ndihmuar këto kompani në mënyrë që ato të mos obligohen të bëjnë ndrrimin e dispenserëve gjë që iu kushton shumë.
Prezenti ishin edhe përfaqësuesit e kompanive për arka fiskale, Gekos, Dukagjini dhe Printec. Fisnik Mahmutaj nga kompania Printec tha se janë duke vazhduar instalimet e sistemeve fiskale dhe se kompani të reja që merren me shitjen e derivateve të naftës janë duke u fiskalizuar.
Kompani tjera që kanë pranuar fiskalizimin janë edhe: Lab Oil, Patroni, Petrol Kompani, Alb Petrol, Ex Fis, Kastrati, Ana Benz, Luma Komerc, Ibrahimi Petrol etj.


