Eko Higjiena

Çmimi “Mbretëresha Teutë” i ndahet Shukrije Ramadanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Çmimi në fjalë asaj i është ndarë për aktivitetin e palodhshëm humanitar si dhe për përpjekjet e saj për ruajtjen e identitetit shqiptar jashtë atdheut.

Në 10 vjetorin e formimit të shoqatës Teuta në Zagreb është mbajtur dje një aktivitet festiv. Me këtë rast, udhëheqësja e kësaj shoqate, regjisorja e njohur shqiptare nga Kroacia, Shenida Bilalli ia ka ndarë shpërblimin e parë “Mbretëresha Teuta” zonjës Shukrije Ramadani, drejtoreshë e Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih.

Çmimi në fjalë asaj i është ndarë për aktivitetin e palodhshëm humanitar si dhe për përpjekjet e saj për ruajtjen e identitetit shqiptar jashtë atdheut.
Ndarja e këtij çmimi është bërë në prani të institucioneve më të larta të shtetit kroat dhe të përfaqësuesve të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.

Mobi Casa

Me këtë rast edhe Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë në luftën atdhetare të Kroacisë, ndau një Mirënjohje të veçantë për heroin e gdhendur në memorjen e kombit, Agim Ramadanin, për kontributin e dhënë në shërbim të atdheut.

Në këtë përvjetor të shoqatës “Teuta” një çmim iu nda edhe Diana Toskës për idenë e krijimit të himnit të Nënë Terezës.

Programin e begatoi edhe paraqitja e grupit teatral “Aktrimi” nga Zvicra i cili u mirëprit ngrohtësisht nga publiku. Grupi Aktrimi sot do të paraqitet para publikut të arbëreshëve të Zarës me pjesën tashmë të njohur teatrale nga repertori i tij, ”Nuk erdhi Veliu”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.