Çmimi i privatizimit të distribucionit është 326.3 milionë euro

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

KEDS e sheh të arsyeshme që, për shkak të informatave të pasakta që kanë qarkulluar në media të caktuara, të qartësojë edhe një herë disa fakte të rëndësishme: E para, nuk është e vërtetë se privatizimi i rrjetit të distributimit të energjisë elektrike është “vetëm 26.3 milionë”, siç nganjëherë kemi vërejtur, por është 326.3 milionë euro.

Ne si kompani, pjesë e këtij procesi, kemi marrë si obligim të investojmë 300 milionë euro për një periudhë 15 vjeçare.

Ky nuk nuk është vetëm një përkushtim vullnetar yni, por është obligim i gjithëfuqishëm kontraktual, të cilin ne jemi të detyruar ta përmbushim dhe të cilin jemi duke e përmbushur. Prandaj e theksojmë edhe një herë, privatizimi i rrjetit të distribuimit është saktësisht 326.3 milionë.

E dyta, KEDS dhe KESCO që nga mesi i vitit 2013 (kur kanë filluar të operojnë) e deri më sot, nuk kanë shpërndarë asnjë cent si dividendë për aksionarët, ose më qartë – nuk kanë ndarë asnjë euro fitim për vete.

Ajo që kemi parë në disa raste të cilësohet si profit, në fakt janë fonde të cilat përdoren për operimin e gjithëmbarshëm në Kosovë, i mbështetur në numra konkretë shpenzimesh.

Më poshtë mund t’i gjeni disa shifra që e mbështesin këtë fakt të nxjerra nga pasqyrat e audituara financiare, të cilat dorëzohen rregullisht në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZrrE), si agjenci shtetërore e Republikës së Kosovës.

Që nga viti 2013 e deri më sot, KEDS dhe KESCO, pas pagesave që u janë bërë KEK-ut, KOSTT-it dhe kostove operative të kompanisë si dhe tatimit të të hyrave të korporatave, ka gjeneruar para të gatshme prej rreth 73 milionë eurosh.

Këto janë shpenzimet totale nga kjo shumë:

Fundamenti

– 56 milionë janë shfryëzuar për investime në rrjet.

– 10.5 milionë janë paguar kreditë.

– 5.1 milionë janë paguar tatimet ndaj insitucioneve të Kosovës.

– Që rezulton në një shumë prej më pak se 6.5 milionë eurosh që shfrytëzohen si kapital operativ për kompaninë, siç është pagesa e faturave dhe obligimeve të tjera financiare të domosdoshme për operimin e një kompanie të një niveli siç është KEDS.

Gjithashtu, duam të ritheksojmë që edhe pse jemi kompani private, ne operojmë si kompani e rregulluar nga ZRrE-ja dhe performanca jonë financiare është e rregulluar nga kjo zyrë.

KEDS dhe KESCO kanë kufizim të të hyrave maksimale të lejueshme, që në rast se këto të hyra janë më të larta gjatë një viti, ZreE-ja i zbret ato në vitin vijues, së bashku me interesin e akumuluar.

Ne i raportojmë në baza të rregullta ZRrE-së dhe të gjitha informatat financiare janë lehtë të verifikueshme nga secila palë e interesuar, në këtë rast edhe nga mediat. /zeri/