Fundamenti

Çmimi i parë poezisë “Vetëm vdekja është e sigurt” e Abdullah Konushevcit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Manifestimi tashmë Tradicional Kulturor e Shkencor “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll, është bërë manifestim gjithë kombëtar. Pse jo? Stublla njihet si qendër e hapjes së shkollës së parë shqipe, por njihet edhe si fshat martirësh. Çmimi i parë i poezisë i takoj “Vetëm vdekja është e sigurt” e Abdullah Konushevcit.

Kohës së fundit, Stublla po i tubon njerëzit e shkencës dhe krijues e të gjitha fushave të jetës e dijes. Dhe, jo vetëm kaq. Këtu bëhen organizime në kuadrin e shumë festave tona kombëtare. Kësaj here, ky manifestim kulturor e shkencor në Stubëll organizoi tribunën shkencore: “Konstantini Ilir – Edikti i Milanos dhe shqiptarët”, raporton rajonipress.

Këtë temë e ligjëruan këta studiues të njohur të shkencës sonë, si: Zef Mirdita, Universiteti i Zagrebit (Kroaci), Luan Përzhita, drejtor i Institutit Arkeologjik në Tiranë, Edmond Malaj, Instituti i Historisë, Tiranë, Arben Arifi, Instituti i Historisë, Prishtinë si dhe Kurt Gostentschnig- Universiteti i Graz-it (Austri).

Ishte ky manifestim tradicional kulturor shumë dinjitoz, për faktin se, këtu erdhën shumë njerëz të dijes: shkencëtarë, shkrimtarë, publicistë, poetë e krijues të tjerë të artit. Si përherë, edhe kësaj here u mbajt Ora e Madhe letrare kushtuar heroit të popullit Agim Ramadanit.

Fundamenti

Andaj, Qendra Rinore e Stubllës, kësaj here ishte e mbushur me krijues nga të gjitha trevat shqiptare: Maqedonia, Presheva, Kosova, Kroacia e mese tjera. Interesimi ishte i madh se kush do të jetë fitues i vendeve të para dhe të tjera. Për Orën e Madhe letrare “Agim Ramadani” u paraqitën më tepër se 35 krijues të artit letrar. Punimet letrare në poezi i lexuan këta kandidatë: Anton Gajça, Abdullah Konushevci Prend Buzhala, Vjollca Dibra, Ali Lajçi, Rita Salihu, Fatime Kuli, Engjellë Koliqi, Zeqir Fazliu, Vilson Culalj, Blertë Prebrezaj, Hasije Selishta, Zahide Ukaj, Rrok Berisha, Rudi Berisha, Agim Desku, Xheladin Mjeku, Raif Gashi, Sevdail Demiri, Kaltrina Lokaj, Shefqete Gosalci, Flora Peci , Jusuf Bislimi etj.

Kësaj here, juria e përbërë nga Fehmi Ajvazi krijues, Nuhi Ismajli studiues dhe Sadri Fetiu, studiues, pas një pune mjaft të përgjegjshme, ajo ndau mendimin se çmimi “Agim Ramadani” u takon tre krijuesve.

Për poezinë më të mirë çmimi i parë i takoi Abdullah Konushevcit me poezinë e tij “Vetëm vdekja është e sigurt”, ndërsa vendin e dytë e zuri poetja Shefqete Gosalci, e vendin e tretë i takoi Sevdail Demirit.

Në fund të këtij manifestimi kulturor u dha një program i pasur më këngë e valle nga Ansambli “Albafon” nga Gjilani. Në këtë manifestim këndoi Merita Sahiti, këngëtare nga Gjilani./Tefik Selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.