Fundamenti

Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por jo edhe në Kosovë

/ 2 minuta lexim
HW

Edhe pse në tregjet ndërkombëtare çmimet e naftës kanë shënuar rënie, prej më pak se 40 dollarë për fuçi, këto çmime në Kosovë, nuk lëvizin. Çdo herë tregtarët e naftës çmimet e naftës i rrisin me shumë lehtësi, derisa i ulin me shumë vështirësi.

Aktualisht një litër naftë shitet prej 0.85 deri në 0.98 euro kurse një litër benzinë prej 1 deri në 1.02 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për Telegrafin, se çmimet e naftës dhe derivateve të saj në Kosovë diktohen edhe nga mungesa e një rafinerie si dhe mos furnizimi direkt nga vendet prodhuese të naftës.

“Do të duhej të kishte rënie të çmimeve edhe pse tek ne lëviz më ngadalë pasi që nuk jemi direkt të furnizuar nga rafineritë botërore. Ne furnizimin e bëjmë nga shtetet e rajonit dhe çmimet lëvizin më ngadalë”, tha ai.

ARKATANA

Çmimet e naftës, sipas Fadil Berjanit, diktohen nga çmimet nëpër berza, ndërkaq si zgjidhje për të pasur çmime të “mira” të naftës do të ishte krijimi i një rregullatori, shkruan Telegrafi.

“Kemi kërkuar disa herë që të krijohet rregullatori për caktimin apo kontrollin e çmimit mirëpo Ministra e Tregtisë dhe Industrisë, ka penguar themelimin e rregullatorit dhe tani çmimet caktohen në bazë të tekeve të pikave të karburantit, respektivisht tregtarëve”, tha Berjani.

Ai thotë se një model i mirë për mbikëqyrjen e tregut të derivateve është shteti i Maqedonisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.