UBT

Çmimi i lartë i energjisë elektrike – Investitorët e huaj më nuk vijnë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zvarritja për formimin e institucioneve, vitin, 2025, e nxjerr si të humbur dhe me përplot dëme në pothuajse të gjitha aspektet jetësore. Dëmi më i madh ndërkaq, vlerësohet t’i jetë shkaktuar ekonomisë, rrjedhimisht edhe mirëqenies së qytetarëve. Në gjithë katrahurën e krijuar politike, situatën e rëndojnë edhe më shumë masat ndëshkuese të BE-së nën të cilat Kosova gjendet tash e 3 vjet, përfshi këtu së fundmi edhe ndërprerjen e dialogut strategjik me SHBA-të. Në këtë kuptim, kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tërheq vërejtjen se Kosova po e humb hapin e zhvillimit ekonomik.

“Të gjitha këto ngjarje nuk japin shpresë, shifni të dhënat zyrtare që tregojnë për investimet jashtë Kosovës e të mos flasin për ndonjë investitor të huaj…”, tha ai.

Në ecurinë e problemeve politike të krijuara në vend, mungesa e një Kuvendi funksional, prej muajsh ka ngrirë rreth 900 milionë euro fonde nga plani i rritjes i BE-së. Edhe kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini, përmend faktin se Kosova nuk është më vend i dëshirueshëm për bizneset e huaja, kurse çmimi i lartë i energjisë elektrike po detyron bizneset vendore që të ikin jashtë.

HW

“fondet ndërkombëtare nuk po na vijnë shkaku i Kuvendit. Investitorët e huaj ma nuk vijnë në Kosovë jo ma nuk vijnë në Kosovë shkak janë rrethanat politike çmimi i lartë i energjisë elektrike…”, tha Shahini për rtv21

Në këtë situatë do thekuar edhe të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin tetor, sipas të cilave, shkalla e inflacionit ka mbërritur në 5.1%.

Në këtë muaj më së shumti u shtrenjtua energjia elektrike për 20.3%, shtrenjtim ky i cili thuhet se po ndikon në rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve të tjera esenciale, që po ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.