Fundamenti

Çmimi i energjisë elektrike, në duart e Gjykatës Themelore

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të vendosë rreth vendimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me të cilin janë vendosur tarifat e energjisë e që janë duke u aplikuar gjatë këtij viti. KEK, ka bërë padi ndaj ZRRE-së me pretendimin se vendimi për tarifat e energjisë nuk është në harmoni më legjislacion sekondat të Kosovës, shkruan “Koha ditore”.

Sipas KEK-ut, ZRRE-ja nuk ka marrë tërësinë e situatës “siç parashihet më rregulloren” dhe se “ka përzgjedhur përshtatje që zvogëlojnë të hyrat e lejuara të paditësit duke injoruar efektin e kundërt”. KEK-u thotë se të hyrat gjatë vitit 2012 kanë qenë për 19.2 milion euro më pakë se që i është lejuar nga ZRRE-ja.

Hidromorava

Në rast se Gjykata i jep të drejtë KEK-ut, atëherë Bordi i ZRRE-së do të jetë i obliguar që t’a lejonte KEK-ut që të grumbullojë edhe 19.2 milion euro më shumë se që i kishte lejuar me vendimin e marsit. Kjo do të bëhej përmes shtrenjtimit të energjisë elektrike. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.