HW

Çmimet më të larta në vitin 2017

/ 2 minuta lexim
HW

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për vitin 2017, ku thuhet se çmimet ishin më të larta në një mesatare prej 1.5 për qind, krahasuar me vitin 2016.

Sipas ASK-së, publikimi vjetor i indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar, është implementuar nga muaji janar i vitit 2015 dhe përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002 – 2017 të rillogaritur me vitin bazë 2015=100.

Mobi Casa

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2017 ishte më i lartë në një mesatare prej 1.5 për qind, krahasuar me vitin 2016 dhe kjo kryesisht është shpjeguar me rritjen e çmimeve të konsumit te: përdorimi i pajisjeve për transportin personal (5.8%) me një ndikim prej 0.4 për qind; rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (6.0%) me një ndikim prej 0.3 për qind; duhani (5.7%) me një ndikim prej 0.2 për qind; buka dhe drithërat (0.7%); mishi (1.0%); qumështi, djathi dhe vezët (2.1%); pemët (7.3%); sheqeri dhe ëmbëlsirat (4.6%); kafja, çaji dhe kakao (8.1%); uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1.1%); këpucët (3.7%), ku secili nëngrup ndikoi me 0.1 për qind në IHÇK.

Kurse, rënie e çmimeve mund të vërehet te: blerja e automjeteve (-1.4%); pajisjet audio-vizuele, fotografike dhe për përpunimin e informative (-5.8%), ku secili nëngrup ndikoi me (-0.1 %) në IHÇK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.