Uji Dea

Çmimet e veshjeve tona të fryra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja Remzie Osmani edhe për këtë fundvit ka përgatitur surpriza për adhuruesit e saj, ndonëse tani ajo do të prezantoj projektet më të reja të cilat do t’i sjellë bashkë me klipe. Përveç projekteve të reja, këngëtarja një kujdes të veçantë i ka kushtuar edhe programeve festive të Vitit të Ri, ku për këto programe për të pasur një veshje të mirë, thotë të ketë nisur përgatitjet tani e disa muaj.

“Padyshim se gjatë këtij fundviti kam përgatitur këngë të reja për fansat e mi, të cilat projekte shpresoj të pëlqehen në publik. Por kohëve të fundit kam qenë bukur shumë e përkushtuar edhe ndaj xhirimeve të festave të fundvitit, kështu që për këto përgatitje më janë dashur dy apo tre muaj. Në fakt përgatitjet për xhirimet e Vitit të Ri janë mjaftë të mundimshme, ngase së pari duhet të mendohet se çka do të këndosh, pastaj vijnë në plan fustanet të cilat disa muaj para duhet të sigurohen. Dhe padyshim edhe shpenzimet për këto veshje nuk janë të pakta”, ka thënë ajo për “Zëri”.

ARKATANA

Remzija nuk e mohon faktin se pikërisht kur bëhet fjalë për këngëtare, çmimet për këto veshje fryhen nga ana e kreatorëve. Sipas Remzijes sa të lodhshme aq edhe të mira dhe relaksuese janë xhirimet e programeve festive, sepse në këto xhirime takohen kolegët në mes vetes.

“Xhirimet përveç lodhjes të sjellin edhe kënaqësi ngase takohemi me kolege që na bie thuajse vetëm në xhirime të takohemi, sepse tash koncertet dhe dasmat janë bërë më shumë në mënyrë individuale dhe shumë rrallë shihemi”, shton ajo. Gjatë këtij viti Remzia nuk do të jetë prezent në shumë programe festive për shkak të kohës së kufizuar që ka pasur. “Sivjet nuk kam dashur të marrë pjesë në të gjitha vendet ku kam qenë e ftuar sepse sinqerisht janë bërë shumë televizione private dhe emisione sa që vështirë të arrihen të gjitha”, shprehet në fund ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.