RCCOLA

Çmimet e konsumit, ngritën për 0.2 për qind

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Çmimet e konsumit në Kosovë janë ngritur për 0,2 për qind në muajin shtator të këtij viti, krahasuar me shtatorin e një viti më parë. Kështu thuhet në Indeksin e Çmimeve të konsumit, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin shtator 2013. Ndërsa Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë për të njëjtin muaj ka pësuar rënie për -0,2%, krahasuar me muajin gusht të këtij viti.

Shkalla e inflacionit, e matur në muajin shtator të këtij viti me muajin shtator 2012 ishte 0,2%. Rënie e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet të nëngrupet si bukë dhe drithëra (-2,4%), pemë (-7,8%) me një ndikim të përbashkët prej -0,4% në IÇK.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit të nëngrupet si veshje (1,0%), dru zjarri (6,5%), përdorim i pajisjeve për transport personal – (nafta dhe benzina) për (0,7%) me një ndikim të përbashkët prej 0,2% në IÇK.

Mobi Casa

Ndërsa çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 0,2% në muajin shtator të këtij viti, krahasuar me muajin shtator 2012. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet si pemë (14,8%), mish (3,4%), duhan (6,3%); shërbime bankare (31,0%), kafe, çaj dhe kakao (3,6%). Veshje (2,4%), këpucë (6,0%), orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja të tjera për dysheme (2,8%) me një ndikim të përbashkët prej 1,7% në IÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të nëngrupet si bukë dhe drithëra (-7,9%), përdorim i pajisjeve për transportin personal – (nafta dhe benzina) për (-5,3%), perime (-4,0%), sheqer dhe ëmbëlsira (-5,9%), gaz dhe dru zjarri (-3,2%), me një ndikim të përbashkët prej -1,5% në IÇK./rtk/Indeksonline/