Hidromorava

Çmimet e importit shënojnë rënie

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për -2.6% në tremujorin e parë të këtij viti, janar-shkurt-mars, krahasuar me tre muajt e fundit të vitit 2015.Kjo është bërë e diture nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-2.6 %) në TM1 2016 krahasuar me TM4 2015.

Rënie më të mëdha e çmimeve ishte sipas sektorëve te: produktet minerale (-10.6 %); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-7.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-4.3 %); tekstili dhe artikujt prej tij (-2.0 %); produktet bimore (-1.9 %); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-1.4 %); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.4 %); lëkurat dhe artikujt e saj (-0.4 %); mjetet e transportit (-0.2 %) dhe letrat dhe artikujt e saj (-0.1%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (3.0%); produktet e industrive kimike (1.5%); druri dhe artikujt e tij (0.5%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.2%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.1%) dhe këpucët (0.1%).

Hidromorava

Ndërkaq, krahasuar TM1 2016 me TM1 2015, çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej (-4.4%). Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishte te: produktet minerale

(-18.6%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-10.0 %); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-8.8%); produktet bimore (-2.7%); letrat dhe artikujt e saj (-1.6%); tekstili dhe artikujt e tij (-1.4%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.6%); mjetet e transportit (-0.5%); dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-0.4%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (14.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (4.0%); druri dhe artikujt e drurit (2.4%); produktet e industrive kimike (1.8%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (1.3%); këpucët (0.8%); dhe plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.5%)./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.