UBT

Çmimet e derivateve në Kosovë- Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve jep lajmin e shumëpritur për qytetarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Çmimet e derivateve në Kosovë- Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve jep lajmin e shumëpritur për qytetarët


Çmimi i derivateve në bursën ndërkombëtare ka shënuar ulje. Duket se i njëjti ritëm po vazhdon edhe në Kosovë javëve të fundit.

Gjatë kësaj periudhe çmimet e derivateve në Kosovë sillen përafërsisht rreth 1.35 cent për disel dhe 1.32 cent për benzin.

Kryetar i shoqatës se naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë për Insajderin se çmimet e derivateve janë më të lira në Kosovë, krahasuar me çmimet në Shqipëri dhe Serbi.

“Çmimet sot në Kosovë sillen përafërsisht: Dizelli 1.35 cent Benzina 1.32 cent. Në regjion: Shqipëri Dizelli 1.76 cent, Benzina 1.75 cent Serbi Dizelli 1.66 cent Benzina 1.67 cent.

Fundamenti

Çmimet kanë ra dhe janë në ramje, dihet se për dy muaj kemi ramje të derivateve 60 cent për litër“, tha ai.Tutje, Berjani ka thënë se në ditët në vijim pritet të ketë rënie të çmimeve të derivateve në vendin tonë.

“Derivatet akoma janë të larta për standardin e qytetarëve tanë por çmimin e përcakton BERZA dhe organizata prodhuese OPEK.

Ka ramje në tregjet ndërkombëtare dhe te ne po reflektojnë ramja e derivateve.

Dihet se në rritjen e shportës se qytetarit shumë markete dhe biznese të ndryshme i kanë rritë çmimet tash kemi ramje te derivateve duhet edhe shporta e qytetarit te lirohet.

Në ditët në vijim pritet të ketë ramje të derivateve“, ka thënë Berjani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.