KKVITI

“Çmendet”, Shëngjini, fluturojnë çmimet e Hoteleve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shumë pushues kosovar që ia kanë mësyrë plazhit të Shëngjinit janë kthyer të zhgënjyer dhe të lënduar nga çmimet marramendëse që po ofrojnë Hotelet e Restorantet e këtij qyteti. Një natë në plazhet e Shëngjinit sillet nga 150 euro për qift dhe më e lira 65 euro.

Pushuesit kosovar që shumica prej tyre kohëve të fundit kanë përzgjedhur plazhin e Shëngjinit për të kaluar pushimet, sivjet janë kthyer të zhgënjyer dhe të lënduar nga çmimet marramendëse, që ofron ky qytet bregdetar.

Qytetarët e anketuar thonë se Shëngjini ka nisur të keqpërdori pushuesit kosovar, sikurse Durrësi dikur.

Milaimi një pushues 43 vjeçar nga Gjilani tha se mbi 10 vite e ka frekuentuar plazhin e Shëngjinit. “Kam shkuar në shumë Hotele dhe lokale të Shëngjinit, por sivjet ishte tjetër këngë. Pyeta te “Delfini Resort” dhe më thanë që për një natë për qift kushton 150 euro ndërkaq që ky resort në qershor e kishte çmimin e njëjtë 70 euro. Ky çmim nuk përkon fare me realitetin sepse jo vetëm ky hotel, po shumica e Hoteleve në Shëngjin nuk ofrojnë kushte e as shërbime cilësore për çmimet e ofruara” tha ky pushues.

Eco Higjiena

Zymeri një pushues nga Peja thotë se problemi kryesor tek hotelet në Shqipëri dhe Shëngjin qëndron se pronarët e tyre shumica ndodhen nëpër burgje ose në kërkim nga policia.”Shërbimet nuk janë cilësore sepse pronarët nuk janë në vendet e tyre të punës, ndërsa shërbimet kryesisht kryhen nga njerëz të dorës së dytë apo tretë. Nëse pyet kush është pronari i këtij Hoteli, kurrë përgjigje nuk do të marrësh sepse pronari ndodhet në burg, ose për shitje droge ose për vepra të rënda kriminale” tha Zymeri.

Muhameti një pushues tjetër nga Deçani thotë se fatmirësisht ka ende aty këtu ndonjë kosovar që po ofron dhoma edhe nga 50 euro për qift, që realisht është çmim i pranueshëm. “Unë hasa në dy Hotele kosovare që kishin çmime reale, por Hotelet vendore vërtet janë çmendur duke ofruar çmime astronomike” tha ky pushues.

Ndryshe shumica e kosovarëve përzgjedhin Shëngjinin për shkak të afërsisë dhe për shkak të çmimeve të arsyeshme që kanë ofruar deri këtë vit, por viti 2022 shënon një kthesë shumë negative të këtij vendi bregdetar në raport me pushuesit kosovar.

Madje disa Hotele u kanë thënë pushuesve kosovar se pse po vini kur u duket shtrenjtë..ne kemi pushues nga Serbia e Maqedonia që paguajnë ekstra dhe kurrë nuk pyesin për çmimet u kanë thënë kosovarëve “pronarët” e Hoteleve./rajonipress/