RCCOLA

“Çmendet” Drita, sjell edhe pesë futbollist në sprovë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Krerët e skuadrës së Dritës nuk kanë të ndalur, gjerë më tani kanë arritur marrëveshje me katër futbollist Ismet Caka, Qëndrim Sejdiu, Dardan Qerkini, e Durim Gashi si dhe trajneri i ri Bekim Isufi. Ata kanë vendosur të mos ndalen me sjelljen e futbollistëve të rinj.

Siç bëjnë të ditur zyrtarët e Dritës, brenda 24 orëve do të bëhen publike, emrat e pesë futbollistëve të rinj, të cilët do të jen në sprovë tekë skuadra ”bardh e kaltër” e Dritës.

Uji Dea

“Është e vërtet se do t`i sprovojmë edhe pesë futbollistë tjerë dhe do t`i vlerësojmë nga afër aftësitë e tyre, ndërsa për dy futbollist nga ky grup do të jen pjesë e skuadrës sonë, ndërsa tre prej tyre priten të dëshmohen para trajnerit Bekim Isufi”, bën të ditur për rajonipress koordinatori i Dritës, Fisnik Kërqeli./rajonipress/